Shefi i Urgjencës: Covidi s’ka ikur asnjëherë, ka pasur deri në 500 raste në javë

Jugulajm.net
2 Min Read

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një dalje televizive është ndalur te virozat e stinës dhe prania e Covid-19.

Brataj deklaroi se Covidi nuk ka ikur asnjëherë dhe shpjegoi se temperatura apo virozat janë në të vërtetë Covid.

Kreu i Urgjencës tregoi se virusi i Covid shfaqet gjatë gjithë vitit, por kryesisht gjatë motit të ftohtë.

Sa u përket rasteve me covid, Brataj deklaroi se ka pasur deri 500 në javë.

“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars. Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave ”, tha ai.

Share This Article