Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeç, dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.
Fatmirësisht, ngjarja nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi e mitura është ndalur nga tenda e një kati më poshtë, duke shmangur rënien e plotë në tokë.
Pas incidentit, vajza u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjendja e saj shëndetësore po mbahet nën monitorim nga mjekët, ndërsa pritet të ketë edhe mbështetje psikologjike.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”




