Ka qene nje doreheqje ne pamje te pare e papritur, por e paralajmeruar kohe me pare. Edi Sinojmeri sot ka paraqitur doreheqjen nga posti i drejtorit te NJVKSH pas nje situate qe prej kohesh gumezhinte.
Duket se Sinojmeri eshte “deshmori” i pare i drejtoreve qe perkrahen haptazi Termet Peçin ne kandidimin e tij per deputet te Gjirokastres ne zgjedhjet e 11 majit.
Pas Edi Sinojmerit, radhen e kane te tjeret qe guxuan t’i tregonin ”kufirin tek thana” Kumbaros ne zgjedhjet e fundit.
Administrata socialiste sot humbi nje intelektual, nje person dinjitoz, qe nuk beri kompromis me pazaret e uleta elektorale per perfitime meskine.
Pak, per te mos thene aspak rezultojne te tille njerez qe dinjitetin njerezor nuk e nxjerrin ne ‘Pazarin e pulave’.
Doreheqja e diktuar e zotit Sinojmeri eshte kembane alarmi per socialistet e Gjirokastres, mes te cileve ka hyre ndasia e injektuar nga nje emer, nga nje ‘Lubi’ qe i eshte qepur Gjirokastres tamam si dikur Lushi pas kepucëve te Genc Rulit apo Tavos dhe qe mban nje emer qe simbolizon tre nota muzikore MI-RE-LA, dhe qe ka marre persiper nje mision jo te pamundur:
Te gjymtyryzoje Gjirokastren nga pikpamja intelektuale dhe te godase neper portale te porositura, kundershtaret e saj politik te se njejtes familje.




