Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj së hëne në aksin rrugor “Fier–Patos”, ku një automjet tip ‘Alfa Romeo’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një trajler kamioni të parkuar jashtë karrexhatës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer.
Të dy janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm nga mjekët.
Grupi hetimor dhe policia rrugore vijojnë punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident.




