Ministrja Koçiu shkarkon zëvendësin e saj, u fotografua duke pirë cigare në zyrë shteti

Jugulajm.net
1 Min Read

Vendimi i parë që ka ndërmarrë ministrja e re e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka qenë shkarkimi i zëvendësit të saj Andi Mahila. Shkak për këtë, mësohet se është bërë një foto e shkrepur nga një qytetar, e cila ka rënë në duart e Koçiut.

Kjo e fundit menjëherë ka vendosur t’i propozojë këshillit të ministrave shkarkimin e tij për shkak se fotoja tregon se Mahila ka qenë në zyrë të shtetit kur është fotografuar duke pirë cigaren.

Andi Mahila mban postin e zv.ministrit të Brendshëm që prej janarit 2021. Shkarkimi i tij ende nuk është zyrtarizuar me vendim të Këshillit të Ministrave ndërsa ende nuk dihet as kush do të jetë pasuesi i radhës në këtë post.

Share This Article