FOTO/ Aksident, përfshihen 3 makina, 1 person përfundon në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër te rrugës ”Fier–Cakran”, ku janë përfshirë tre automjete: një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.

Përplasja mes mjeteve ka shkaktuar lëndime të lehta për një nga drejtuesit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në terren dhe pritet të zbardhë nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, manovrimeve të gabuara apo kushteve të rrugës.
Share This Article