Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dje në lagjen “Gur”, Këlcyrë, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar, këmbësoren, shtetasen A. K., 56 vjeçe, banuese në Këlcyrë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi E. Xh., është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




