Helmohen 3 fëmijë, dërgohen urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read
Tre fëmijë minorenë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç, janë dërguar mbremjen e sotme nga familjarët e tyre në pediatrinë e spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas autorieteve policore, prindërit e të miturve kanë deklaruar se, fëmijët dyshohet se kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article