Risia që solli Anila Denaj në Ministrinë e Bujqësisë…

Jugulajm.net
6 Min Read

Nga Fejzo Subashi

Risia që solli  si ministre Znj. Anila Denaj në Ministrinë e Bujqësisë,  është  një model për t’u marrë shembull , nga çdo ministër dhe dikaster politikëbërës , jo vetëm i qeverisjes socialiste, por nga çdo maxhoranc dhe forcë politike.

Në këtë fillim legjislature, znj. Anila Denaj nuk do të jetë pjesë e kabinetit të Qeverisë Rama 4, por do të drejtojë një nga komisionet parlamentare.  Znj. Denaj është një nga të paktët zyrtarë me peshë  e qeverisjes socialiste, që nuk është përfolur, as nuk është përfshirë në skandale, si shumë bashkëpuntor të tjerë të Z. Rama. Përkundrazi, jo vetëm që  nuk u bë objekt i këtyre fenomeneve; por ajo u përball me sfida të mëdha, sidomos për shkak të penaliteteve të vendosura nga organizmat ndërkombëtarë për abuzime me fondet, të ndodhura para se ajo të merrte drejtimin e kësaj  ministre.

Ministria e Bujqësisë, e cili  është një ndër dikasteret më të mëdha të vendit, jo vetëm për nga pesha në ekonomi, por edhe për rëndësinë që ka në jetën e përditshme të qytetarëve.
Historikisht, drejtuesit e saj kanë qenë objekt akuzash politike dhe mediatike, shpesh edhe pjesë e mjaftë skandaleve.

Kjo se; në historinë e Ministrisë së Bujqësisë ka pasur shumë ministra, por pak prej tyre kanë ditur të shohin përtej administratës dhe përtej politikës së ditës.
Ministria e Bujqësisë, për vite të tëra, ka qenë arenë eksperimentesh politike dhe çiflig i radhës për pushtetarë të radhitur, sidomos kur ky dikaster ka qënë qokë e aleatëve të koalicionit dhe marrëveshjeve politike, ku  shprsh e ka nxjerrë  nga boshti dhe konteksti  i saj këtë ministri.

Për disa ministra ishte burim tenderash, për të tjerë derë punësimi për militantë, e për disa thjesht një stacion tranzit drejt posteve më të larta. Një ministri që më shumë ka prodhuar tituj skandalesh sesa politika zhvillimi, sidomos në lidhje me partnerët tanë Evropian.
Shumë shpesh, ky dikaster është parë si zyrë për fonde, si vend për punësime klienteliste ose thjesht si një hallkë politike.

Por në këtë panoramë të zymtë, ardhja e Anila Denajt solli një frymë të re. Për herë të parë, Ministria e Bujqësisë nuk u përmend për aferat, por për punën. Nuk u fol për abuzime, por për përballje me sfida. Nuk pati akuzë për qoka, por hapa konkretë drejt transparencës.

Pikërisht këtu qëndron risia që solli Anila Denaj,  e cila u përpoq  të korrigjonte jo vetëm imazhin, por bishtin dhe veprimtarinë  e funksionit të kësaj ministrie.

Ku nuk u mundua të fshehte politikbërjen para saj  që sjellë shqetësime dhe mos arritjen e sukseseve në këtë ministri.  Kjo si pasoja e mungesës së një zinxhiri të pa ndërprerë të politikbërjes në politikat e Bujqësisë.

Ajo, jo vetëm  kuptoi, por e bëri bindje të objektivit të saj,  se Ministria e Bujqësisë nuk mund të ecë përpara pa u lidhur ngushtë me dijen, me ekspertizën, me bazën shkencore., në mënyr të vençant me Unversitetin Bujqësor në Tiranë. Për këtë shkak dhe  arsye, bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor nuk ishte dekor, por pjesë e menaxhimit të vetë ministrisë.

Denaj e trajtoi këtë institucion si partner strategjik, si nyjën kryesore nga ku duhet të fillojë çdo reformë dhe çdo politikë bujqësore.

Ky ishte një respekt i dyanshëm: nga njëra anë për dijen dhe armatën akademike të Universitetit Bujqësor, e nga ana tjetër për vetë fermerin shqiptar që ka nevojë për politika të bazuara mbi shkencë e jo mbi improvizime politike.

Nën drejtimin e rektorit Fatbardh Sallaku, ku universiteti Bujqësor sot  ka marrë një dimension të ri, dhe Denaj pati jo vetëm vizionin, por edhe  obligimin që  ta përfshijë në qeverisjen e ministrisë.

Ky është modeli Denaj, një ministër që nuk kërkoi as lavdi, as pasuri, por që la pas një gjurmë ndryshe. Dhe ky duhet të bëhet model për çdo dikaster tjetër: Partneritet me akademinë, respekt për shoqatat e fushës, shërbim për qytetarin…

Sepse në fund, Shqipëria nuk mund të ndërtohet mbi militantë e qoka, por mbi dije dhe vizion. Pyetja që mbetet pezull është: Ado ta ndjekin ministrat e tjerë këtë shembull, apo do të vazhdojnë me recetat dhe modelet e  vjetra të shkatërrimit?

Ajo që duhet  dhe nevojitet është modeli i Znj. Anila, që duhet të ndiqet: Ku  një ministri që i hap dyert akademisë, që e bën dijen pjesë të menaxhimit dhe që e sheh universitetin jo si këshilltar formal, por si partner real në zhvillim.

Nëse të gjitha ministritë do të kishin të njëjtën filozofi, qasje , apo risi që solli Znj. Denaj,  Shqipëria do të ta ketë shumë të lehtë dhe do të  ecë shumë më shpejt drejt standardeve europiane….

Share This Article