LAJM I FUNDIT/ Aksident, taksia përplas motorin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e kësaj së shtune pak minuta më parë në rrugën “Ali Demi”, e cila të çon në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës.

Një mjet i llojit taksi mësohet se ka goditur një motor.

Drejtuesi i motorit, si rrjedhojë e aksidentit, mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë ekspertizën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë që aksidenti në fjalë ka bërë që në këtë segment rrugor të hasen edhe vështirësi në qarkullimin rrugor në qytet.

Share This Article