Autobusi me targa greke përplas motorin, humb jetën drejtuesi i motorit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:25 në autostradën ”Rrogozhinë-Lushnje”, pranë fshatit Konjat.

Një 72-vjeçar ka humbur jetën pasi motori që ai drejtonte u përplas nga një autobus i linjës ”Tiranë-Athinë” me targa greke.

Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Policia njoftoi se drejtuesi 50 vjeçar i autobusit është arrestuar në flagrancë dhe ndodhet në paraburgim, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”.

Share This Article