Rama: Toka rreth pallateve është e përbashkët, jo e kateve të para, që e zaptojnë me gardhe, pula, dele, lopë e viça…

Jugulajm.net
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot situatat absurde që ndodhin në lagje të wyteteve, ku individë përdorin hapësirat e përbashkëta të pallateve si prona private për qëllime bujqësore apo blegtorale.

Rama tha se janë shtuar rastet ku persona pretendojnë se “toka rreth pallatit është e tyre” dhe i përdorin ato hapësira për të rritur kafshë apo për veprimtari të tjera private.

Për pallatet e reja, tha Rama, situata është më e qartë dhe e rregulluar me ligj, ku hapësirat e jashtme konsiderohen si pronë kolektive e banorëve dhe nuk mund të përvetësohen apo shfrytëzohen nga individë të veçantë.

“Ajo është një pronë e cila mirëmbahet nga shteti, si hapësirë publike. Nuk mundet dot ti të thuash që unë kam një shesh në mes të pallateve, është toka ime, unë do ve traun dhe do ti marr njerëzve para se fusin makinën. Më keq akoma, unë jetoj në kat të parë, kam tokën time e rrethoj tokën e pallatit dhe rris pula, dele, lopë…këto janë realitete. Mjelin lopë në kat të parë, është e imja thotë. Jo nuk është e jotja. Pavarësisht se mund të kesh një certifikate prone, ti nuk mund të mbash lopën atje, sepse është një sipërfaqe e përbashkët. Deri ne momentin kur bashkia të thotë që do bëjmë një fermë këtu dhe këtij zotërisë do i japim mundësi të rrisë lopë këtu që prodhon qumështin ditën dhe mjaltë natën. Këtu flasim për ata që kanë marrë prona në mënyrën më të paimagjinueshme, por i kanë marrë nëpër territore ku jetojnë qindra e mijëra njerëz. I bëjnë karshillëk komunitetit duke i parë nga poshtë dhe ata tjerët rrinë lart,   sikur jetojnë mbi kopsht zoologjik. Për pallatet e reja as që bëhet fjalë fare. Ata që hyjnë në atë pallat e kanë të përbashkët atë hapësirë”, tha Rama, teksa u prezantua paketa e  masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

Share This Article