Qeveria nxjerr në ankand 8 ish-fabrika në Përmet, Fier, Elbasan etj., ja dokumentacioni që duhet…

Jugulajm.net
2 Min Read

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ka nxjerrë këtë shtator në ankand plot tetë objekte shtetërore në disa qytete të vendit, për të kaluar për shfrytëzim tek privati.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mes këtyre objekteve janë ish-fabrika e sallamit në Përmet, ish-fabrika e salcës në Fier, ish-Frigoriferi në Rrëshen si dhe disa ndërtesa të tjera të vjetra në Elbasan.

Vlerat e këtyre ndërtesave të ankandit nisin nga 162 mijë lekë në 56 milionë lekë sipas specifikave që ka secila.

MEKI bën me dije se çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentet që duhen dorëzuar

-Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

-Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

-Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Përveç kësaj, ka edhe një paralajmërim për ata që do të marrin pjesë: Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e shpallur për shitje, i konfiskohet 20 % e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Garancia bankare apo mandat pagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarje në ankand.  Garancia bankare apo mandat pagesa mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pasi të keni tërhequr pranë D.SH.P.P. ose degëve të thesarit në rrethe faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.

Share This Article