Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj së mërkure në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë është dëmtuar shoferja 31-vjeçare, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i Policisë:
Informacion paraprak/ Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.




