Aksident, makina përplas 51-vjeçaren me biçikletë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasdditën e kësaj së marte në unazë të qytetit të Korçës, ku një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë.

Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.

Informacion paraprak
Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Share This Article