Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor kombëtar “Rrogozhinë-Kavajë”. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:00.
Si pasojë e aksidentit i vdekur ka mbetur këmbësori me iniciale M. H., 83 vjeç i cili është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin R. M.
Sakaq, shoferi është shoqëruar në polici ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




