Sherr mes shqiptarëve në Itali, 5 persona të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sherr mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare ka ndodhur në Itali, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra janë ndaluar nga policia.

Sipas mediave italiane, përleshja dyshohet se ka ndodhur në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pesë nga të dyshuarit, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç, kanë përfunduar në spital.

Tre prej tyre pësuan lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerë më të lehta.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të gjashtë personat e përfshirë në konflikt.

Share This Article