Marjeta Nikoleci u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nikoleci. Siç raporton protothema.gr sipas informacioneve paraprake autori rezulton me histori të mëparshme problemeve të shëndetit mendor. Daja i autorit, Jetnor Lumani thotë se ngjarjen e mësuan nga mediat.
”Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije.
Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve.
Po është e vërtetë, ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri. Njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”.




