Arrestohen 2 vëllezër, tentuan të vidhnin karburant te 1 firmë ndërtimi

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar dy vëllezër që tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje në një firmë ndërtimi.

Në pranga kanë rënë vëllezërit G.C, 54 vjeç dhe J.C, 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Ata u konstatuan mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e policisë gjatë patrullimit në lagjen “18 Tetori”.

Blutë konstatuan 2 vëllezërit që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi dhe i vendosën në pranga.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës.

Vihen në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article