Vritet me thikë 32-vjeçari, autori në arrati

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 32-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka parkuar makinën në rrugë dhe është afruar me thikë në dorë drejt tavolinës ku ndodhej viktima së bashku me persona të tjerë.

Ai e ka goditur për vdekje, ndërsa më pas është larguar dhe ndodhet ende në arrati.

Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, punonte si i punësuar sezonal në zonën e Himarës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article