Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




