Një parcelë me 77 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa është zbuluar në fshatin Visokë të Mallakastrës.
Bimët, të mbjella në një zonë të hapur pranë tokave bujqësore, ishin në fazë rritjeje dhe ishin të shpërndara në disa rreshta.
Gjatë verifikimit, një pjesë e bimëve u sekuestrua për t’u përdorur si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie në vend.
Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë ndodhej 58-vjeçari, i cili dyshohet si autor i kultivimit.
Ai u arrestua në flagrancë dhe u shoqërua në komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
”Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, tha policia vendore.




