Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në rrugën e Myltes në Lezhë.
Një automjet tip “Ford” ka përplasur një fëmijë 10 vjeç, që lëvizte me biçikletë.
I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.




