EMRI/ Zjarret në Delvinë, pëson djegie Shefi i Policisë së Delvinës, dërgohet me helikopter në Tiranë

Jugulajm.net
1 Min Read

Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci, ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit ndërsa ndihmonte në shuarjen e flakëve në fshatin Senicë.

Zjarri që raportohet se ka dalë jashtë kontrollit, përfshiu zonën ku ndodheshin forcat e policisë dhe zjarrfikësit.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve mjekësore, ai ka djegie në bark, krah dhe këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe zjarrfikësit po vijojnë operacionin për të izoluar flakët në zonën e Senicës, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

Share This Article