VIDEO-EMRI/ Prangoset 30-vjeçari, lëvizte me armë, i zbulohet dhe punishtja ku prodhonte silenciator

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i ri i cili lëvizte me armë zjarri me silenciator gati për qitje, është vënë në prangat e policisë së Kombinatit si dhe zbulohet një punishte në të cilën i ndaluari prodhonte silenciator për armë të ndryshme.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Haxhi Nezaj, 30 vjeç, banues në Kombinat.

30-vjeçari u kap në flagrancë duke lëvizur në qendër të Kombinatit me armë zjarri me silenciator, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Ndërkohë në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.

Share This Article