Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend për datën 8 korrik 2025. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00 deri në 20:30 janë raportuar 15 vatra zjarri në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Pas një pune intensive të forcave operacionale në terren, janë shuar 11 vatra zjarri në këto zona:
Mnelë e Madhe, Vau-Dejës
Karahaxhë, Finiq
Lagjja Nr. 6, Kavajë
Stajkë, Bushat, Vau-Dejës
Porodinë, Qendër Bulgarec, Korçë
Gur i Bardhë, Dimal
Radësh, Qendër Skrapar, Skrapar
Togëz, Qendër Librazhd, Librazhd
Mbrostar, Mbrostar Ura, Fier
Katundi i Ri, Mamurras, Kurbin
Mamëz, Kolsh, Kukës
Aktualisht aktive janë 4 vatra zjarri:
“Sotiran”, mes Tragjas dhe Dukatit, bashkia Vlorë
Zjarri ndodhet në një zonë malore me shkurre dhe ferra. Janë angazhuar 40 forca ushtarake dhe një helikopter Cougar. Nuk ka rrezik për banesa.
Zgërbonjë, Vërtop, bashkia Poliçan
Zjarri vijon prej disa ditësh, por situata është nën kontroll. Në terren janë 30 efektivë zjarrfikës, 25 forca bashkiake dhe 20 trupa të ushtrisë. Nuk paraqet rrezik për banorët.
“Fusha e Peladhisë”, Fushë-Bulqizë, bashkia Bulqizë
Zjarri është me intensitet të ulët dhe përhapet në tre vatra të ndara, në një sipërfaqe prej rreth 17 hektarësh. Po punojnë zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe vullnetarë.
“Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, bashkia Dibër
Zjarri po zhvillohet në një zonë pyjore me pisha dhe livadh. Erërat kanë shtuar rrezikun për përhapje të mëtejshme. Janë në terren forcat e administratës së parkut, punonjës të njësisë administrative dhe vullnetarë, si dhe helikopteri Cougar. Deri tani, nuk ka rrezik për zonat e banuara.




