Zjarr në landfill, tym i madh përhapet në zonë, rrezik për banorët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me mbetje të ndryshme, si ato urbane ashtu edhe industriale.

Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Nga vendi i ngjarjes ngrihen shtëllunga të mëdha tymi të zi, të cilat kanë mbuluar zonën përreth dhe po ndotin rëndë ajrin.

Banesat afër janë në rrezik, ndërsa banorët ankohen për erën e rëndë dhe shqetësimet për shëndetin.

Share This Article