Aksident, motori përplaset me barrierat anësore të rrugës, plagoset drejtuesi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si Knalla.

Mësohet se drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi mbeti i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
Share This Article