Shpërthim tritoli në një dyqan servisi motorësh

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthim tritoli ndodhi në një dyqan motorësh në qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e së martës në lagjen “Bashkimi”.

Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në godinën e biznesit në pronësi të V. B., në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

‘Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar, – thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article