FOTO/ Aksident i 3-fishtë, 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor kombëtar “Librazhd-Qukës”.

Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur “lokali i Zenelit” në Qukës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raportohet se është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  

Share This Article