LAJM I FUNDIT/ Aksident, përplasen 2 makina, ka disa të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të Tiranës.

Sipas burimeve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar të lënduar.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Share This Article