Nga Fejzo Subashi
Në një Shqipëri që shpesh vrapon drejt të resë duke harruar rrënjët, Malshova qëndron si një kujtim i gjallë, por edhe si një premtim i heshtur. E vendosur në zemër të Këlcyrës, mes Malit të Dhëmbelit dhe Lunxherisë së Gjirokastrës, kjo vatër e lashtë kulturore nuk është thjesht një fshat i largët; është një metaforë e të kaluarës sonë më fisnike, një hapësirë ku ndërthuren puna e ndershme, pena e urtë dhe mendja që mendon përtej vetes.
Malshova është vendlindja e Sejfulla Malëshovës, Lame Kodrës, një nga figurat më të ndërlikuara e ndoshta më të keqkuptuara të mendimit shqiptar, që u përpoq të lidhte idealet me realitetin dhe kulturën me drejtësinë. Është trualli i njerëzve që nuk e patën luksin e zhurmës, por e ndërtuan jetën me qëndrueshmërinë e gurëve dhe me dritën e brendshme të dijes. Është krahina e emblems së bashkëjetesës fetare, me qënësinë , qasjen dhe sjelljen më brilante që mund të ekzistoj edhe në një vend dhe krahinë më demokratike në Botë. Është jo vetëm vendi i punës, pasionit dhe profesionit, por simboli i mençurisë dhe dijes. Vështirë se do gjesh, jo fis e mbiemër, por shtëpi që mos të ketë nxjerr një mësues. E pa mundur të ketë , jo rreth dhe krahinë, por fshat në Shqipëri që të mos të ketë pasur një mësues Malëshovit ose më saktë Zagoriot…E megjithëse është krahina me kaq vlera, kulturë dhe histori, krahinë e sakrificës ku i ka të gjitha brenda që nga lashtësia e deri më sot. Malshova me gjithë këtë veprimtari, histori dhe resurse ka qën jashtë vëmendjes së shtetit dhe pushtetit në gjithë historinë e saj. Po kështu edhe bijtë e bijat e saj, të cilët kan marrë shumë prej saj, në gjithë historinë e saj, pak ose as pak e kanë kthyer kokën pas në Malshovë dhe për Malshovën….. Ajo ka pasur jo vetëm djem dhe vajza që kanë pjesë e armatës së mësimdhënies dhe edukimit, po edhe pjesë administratave të të gjitha niveleve të pushtetit dhe kohërave, por pak kanë pasur vëmendjen për Malshovën ..
Sot, Malshova ofron diçka që pak vende në Shqipëri mund ta japin: autenticitet. Nuk ka hotele me pesë yje, por ka shtigje ku ecja bëhet meditim. Nuk ka qendra tregtare, por ka rrëfime të pathëna që burojnë nga çdo prag dhe mur guri. Për qytetarin e sotëm, të lodhur nga uniformiteti i betonit dhe i rrjeteve sociale, Malshova është një zbulim. Është një muze i hapur, një arkiv frymëzimi, një thirrje për t’u kthyer te thelbësorja.
Turizmi kulturor dhe rural është e ardhmja e një Shqipërie që kërkon dinjitet. Në këtë kontekst, Malshova ka gjithçka: një peizazh të paprekur, një histori që flet me dinjitet, dhe njerëz që mbajnë gjallë një shpirt që nuk është përulur kurrë. Qytetaria e vërtetë nuk është vetëm në bulevardet e ndritura, por në ato vendbanime ku respekti për tokën, për librin dhe për tjetrin është normë e pashkruar. Sot, fal kintributit të Kryetarit më jetëgjatë të Bashkisë Këlcyrë, Z. Klement Ndoni , Malshova , i cili ka bërë shumë dhe qershia mi tortë është rrugë e asfaltuar. Malshova është pjesë e programit qeveritar si zona me resurse të mëdha turistike.
Ndaj, Malshova nuk duhet parë si një relike provinciale, por si një model i ri për një Shqipëri që do të ecë përpara pa mohuar vetveten. Ajo është një risi e vërtetë, jo sepse është e panjohur, por sepse është e pashfrytëzuar në potencialin e saj më të thellë.
Në një botë që kërkon rrënjë për të mos humbur, Malshova është rrënjë dhe frymë. Është sfidë për të rikthyer të harruarën si vlerë. Dhe në këtë udhëtim, ajo nuk është vetëm një destinacion, por një thirrje për reflektim. Mesazhin më të mirë për gjithë bijtë e bijat e saj e jep edhe biri i saj Koço Dafa, me investimin e tij, në zemër të kësaj krahine shumë domethënëse.




