Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur pas një aksidenti rrugor.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur në “Rrugën e Arbrit”, në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”.
Automjeti që po drejtonte një 30-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në afërsi të një përroi.
Burime për media kanë bërë me dije se drejtuesi i mjetit është një 30-vjeçar nga Maqellara, i cili rreth tre ditë më parë ishte denoncuar i humbur nga familjarët e tij.
Automjeti i aksidentuar është vënë re nga kalimtarë të rastit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.




