Shpallet në kërkim 21-vjeçari nga Gjati, vodhi paratë në kishat e Dhoksatit dhe Nokovës

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Gjirokastrës ka shpallu në kërkim një 21 vjeçar banues në fshatin Gjat.

I riu dyshohet se ka vjedhur para në dy kisha në fshatin Dhoksat dhe Nokovë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin P. Dh., 21 vjeç, banues në fshatin Gjat, pasi dyshohet se ka vjedhur para, në dy kisha, në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article