Besim Dina, një zë dhe zemër shqiptare

Jugulajm.net
4 Min Read

Nga Fejzo Subashi

Ka njerëz që jetojnë mes nesh si heronj të heshtur: nuk bëjnë zhurmë, nuk kërkojnë lavdi, nuk ndjekin dritat e kamerave.

Janë mësues të përkushtuar, mjekë të palodhur, prindër që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët, qytetarë që bëjnë të mirën pa e shpallur.

Një nga këta heronj është: Aktori, humoristi, shkrimtari, producenti dhe moderator Besim Dina.

Ai me performancën, staturën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndër vite, meriton jo thjesht një vlerësim, por një nderim të lartë një titull që i shkon për shtat, njerëzve që bëjnë krenar çdo shqiptar dhe Shqipërinë.

Titulli, “Nderi i Kombit Shqiptar”, për Besim Dina do të ishte një vlerësim për çdo Shqiptar, jo vetëm për ata që e kanë në dorë dhënin e këtij titulli për njerëz të shquar. Fatkeqësisht ne, shqiptarët, kemi një ves të vjetër: fjalët e mira i themi vetëm kur dikush nuk ekziston. Besim Dina është një emër që shkruhet me dinjitet në historinë moderne të artit dhe kulturës shqiptare.

Ne megjithëse jetojmë në shekullin e njëzet e dy, nuk kemi mësuar të vlerësojmë në kohë, por kemi mësuar të falënderojmë në të gjallë, të themi “të lumtë”, “je shembull”, “na frymëzon”.

Arsyeja mendoj se; ndoshta nga frika se po e ngritëm tjetrin, po ulim veten. Ndoshta nga xhelozia, nga ngurrimi për të pranuar se dikush tjetër mund të jetë më i mirë. Por kjo heshtje është një padrejtësi që rëndon mbi ata që japin shpirtin për të tjerët, e më pas kalben në varr pa e dëgjuar kurrë një fjalë mirënjohjeje.
Besim Dina është shumë më tepër se një figurë publike. Ai nuk është vetëm një artist, moderator brilant apo një përfaqësues dinjitoz i Gjakovës së krenarisë, por mishërimi i një shqiptarie të pastër, të përkushtuar, me shpirt të gjerë dhe me zë që ngjall frymëzim.

Ai është një xhins shqiptar në kuptimin më të thellë të fjalës.

Ai është një trashëgimtar i denjë i kulturës sonë dhe një urë e gjallë mes brezave.

Ai është një zë i Kombit në të katër anët e Botës me punën dhe veprën e tij.

Në një kohë ku shpesh shohim mediokritetin të zëri vendin e meritës, ai vazhdon të jetë një simbol i autenticitetit, i humorit të zgjuar dhe i dashurisë për publikun.

Ai në lëvrimin e gjinisë së humorit ndër vite, me lojën dhe interpretimin e tij brilant dhe të arrirë artistikisht, nuk na ka bërë thjeshtë të qeshim, te relaksohemi, apo të kalojmë pak kohën, por ka ditur të godas dhe të shprehë mjeshtërisht, vuajtjet, shqetësimet, situatën e qytetarit dhe Kosovës, përballë padrejtësisë shekullore.

Interpretimi dhe zëri i tij ka qenë një qëndrim i barabartë, bile dhe më therës, sesa plumbi i pushkës së luftëtarit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Sot me prezencën dhe punën e tij si artist dhe moderator është oponenti dhe zëri i së vërtetës për atë që jemi, që duhet të bëjë si qytetari, pushtetari dhe shtetari për vete dhe vendin. Krenar për Besim Dina.

Krenar që ky emër shkruhet me dinjitet në historinë moderne të artit dhe kulturës shqiptare. Krenar për këtë zë të fuqishëm të Kombit tonë.

Share This Article