EMRAT/ 36-vjeçari u hodh nga pallati, arrestohet babai i ish bashkëjetueses së tij, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e djeshme një 36 vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Alliasit në Tiranë.

Hetimet për ngjarjen, kanë çuar në arrestimin e Sajmir Demirit, babai të ish-të dashurës së viktimës i identifikuar si Gerald Sefa.

Demiri akuzohet se ka shtyrë 36 vjeçarin drejt vetëvrasjes.

Dy ditë para ngjarjes, Demiri kishte debatuar me viktimën duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij.

Sipas hetimeve, debatet dhe presioni i vazhdueshëm ndaj të riut, e shtynë këtë të fundit drejt aktit ekstrem.

Fillimisht u hetua pista e vrasjes pasi në banesën, ku ndodhi ngjarja u gjet një thikë me njolla gjaku.

Ekspertiza zbuloi se thika kishte gjurmë gishtash të viktimës i cili kishte tentuar fillimisht të priste damarët.

Banesa ku ndodhi tragjedia ishte në pronësi të familjarit të Sefës i cili ia kishte lënë këtij të fundit për të jetuar.

Share This Article