Zhduket 16 vjeçarja, u denoncua e humbur nga nëna e saj

Jugulajm.net
1 Min Read

Një vajzë e mitur u denoncua e humbur nga nëna e saj.

Policia njofton se ditën e djeshme (25 maj), është paraqitur në Komisariat gruaja me inicialet E. M., banuese në Lezhë, e cila ka informuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe.

Policia po punon për gjetjen e adoleshentes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article