Greqi/ Arrestohet gruaja shqiptare, tentoi të fuste lëndë narkotike për bashkëshortin në burg

Jugulajm.net
1 Min Read

Një grua shqiptare është vënë në pranga nga autoritetet greke.

Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo tentoi të fuste drogë në burgun “Koridalos” në Greqi. Gruaja u shfaq në burg për të vizituar burrin e saj, i cili po mbahet në Repartin A, dhe për t’i çuar disa rroba.

Rojet e Gardës së Jashtme gjatë inspektimit të sendeve dhe veshjeve vunë re diçka ndryshe nga e zakonshmja.

Ata zbuluan drogën dhe përmes testit të mostrës mësuan se drofa ishte metamfetaminë e fshehur në pantallonat e saj.

Ajo u përpoq të kontrabandonte drogën duke përdorur metodën e impregnimit. Menjehërë më pas u arrestua.

Share This Article