Janë zbardhur emrat e kompanive dhe bizneseve të sekuestruara në kuadër të aksionit “Ura”.
Sipas mediave bëhet me dije se nën sekuestro është vendosur shoqëria:
“Marquez” e Ervin Zeqirit,
“Felix Vinum” e Adi Çobës,
“Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit,
“Portside” e Ervis Doçit, i njohur si (Visi Pojës),
“Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt,
“Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt,
si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.
Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.




