Të votosh nuk është vetëm e drejtë, por edhe detyrim

Jugulajm.net
9 Min Read

Nga Fejzo Subashi

Në një vend demokratik të votosh nuk është vetëm e drejtë, por edhe detyrim.
Në diskursin publik shqiptar, shpesh vota trajtohet si një akt formal, një zakon i radhës, apo më keq akoma, si një favor që i bëhet dikujt, një kandidati, një partie, një figure dhe formacioni politike.

Kjo qasje, sjellje e papërgjegjshme e zbehtë dhe utilitare ndaj votës, nuk është vetëm një ndër shkaqet kryesore të përçudnimit të demokracisë sonë dhe të mpirjes së qytetarisë aktive në vend, por dhe gjendjes dhe realitetit të sotëm të tempullit të ligjvënësit.

Të votosh, përpara se të jetë një e drejtë kushtetuese, është një detyrim moral. Ky detyrim nuk buron vetëm nga interesi personal apo familjar, por nga përgjegjësia që kemi si qytetarë ndaj vendit tonë dhe brezave që vijnë. Vota nuk është një nder për politikanin, nuk është një “qokë” ndaj partisë dhe as një shenjë lojaliteti ndaj ndonjë figure të momentit.

Vota është pesha jonë e barabartë në peshoren e republikës; është fuqia që kemi për të ndikuar, për të orientuar dhe për të ndryshuar rrjedhën e vendimmarrjes politike. Vota nuk është thjeshtë votë për deputetin, partinë, si dhe për një formacion politik, por një proces për të ardhmen tënde, familjes, vendit dhe gjithë kombit.

Vota, përpara se të jetë një mundësi për individin, partinë, apo një formacion politik, që ai të jetë deputet, apo partia dhe formacioni të jenë pjesë e tempullit të ligjvënësit, në realitet vota është një akt i vogël në dukje, por akt i rëndësishëm për të ardhmen tënde, të familjes tende dhe shoqërisë, për vendin dhe kombit.

Votimi duket se është një gjest i heshtur, i pa rëndësishëm se thjeshtë një votë është dhe nuk ka rëndësi, nuk luan rol, por në realitet luan një rol të madh, si dhe është një akt i thellë, i rëndësishëm, i domosdoshëm, i cili në thelb ka dhe mbanë vlerën e kontributin e saj: Ajo është një deklaratë besimi, shprese, dhe përgjegjësie, e cila nuk është vetëm e interesit të votuesit, por e shoqërisë, vendit dhe komunitetit.

Në çdo sistem demokratik, vota është mjeti më i fuqishëm që ka qytetari në dorë. Ajo nuk është thjesht një fletë letre, por një akt besimi, ose mosbesimi ndaj atyre që pretendojnë të qeverisin në emrin tonë. Në një vend si Shqipëria, ku jo vetëm qytetari dhe votuesi, por historia e tranzicionit është mbartur me zhgënjime, manipulime dhe keqpërdorime të pushtetit, ku shkakun dhe arsyen përveç politikës dhe klasës politike është edhe nënvlerësimi i votës, i cili nuk duhet trajtuar thjeshtë se është një gabim, por në realitet është një veprim fatal.

Pikërisht politika ka dështuar shpesh, jo vetëm nga papërgjegjshmëria, pa aftësia, apo ndaj interesit të saj, por edhe nga papërgjegjshmëria dhe mos dhënia e rolit dhe rëndësisë së votës.

Askush nga ne qytetarët e Shqipërisë dje dhe sot që kemi të drejtën e votës nuk duhet të tërhiqemi nga përgjegjësia qytetare me të drejtën dhe detyrimin e votës, por ta ushtrojmë atë me më shumë vetëdije dhe vendosmëri.

Shpesh herë, referuar zgjedhjeve të realizuara në vendin tonë në prag të zgjedhjeve, vota reduktohet në një pazare mes interesave të vogla , apo shikohet si qokë, pse jo edhe frikë … Referuar zgjedhjeve dhe historikut te zgjedhjeve në vitet e tranzicionit, vota e ka humbur jo pak vlerën, rendësin, peshën , rolin dhe kontributin e saj, pasi; Ajo blihet, manipulohet, ose shkëmbehet për favore, interesa të momenti, kalimtare, për të mbajtur apo për të siguruar një vend pune, ose përfitimin e një mundësie… Fal kësaj mos përgjegjësie, apo mos kuptimit të asaj vlerë dhe peshë që ka vota, me apo pa dashje me këtë qasje dhe sjellje ndaj votës, kemi sjellë jo vetëm rezultatin më të keq të mendshëm të një procesi votimi, por kemi sjellë pasoja të pa rikuperushme për vete, shoqërinë, vendin dhe kombin.

Duke e parë votën si mall, si mundësi respekti, detyrimi, apo qokë ndaj individit, partisë, në fakt jo vetëm çuar atje njërin individin e pa merituar, por kemi deformuar jo vetëm përbërjen e tempullit, por edhe rolin kushtetues dhe historik të tij. Në vend që në atë tempull të vinte ai që e meritonte të përfaqësonte qytetarët dhe që kishte aftësinë dhe përgjegjshmërinë për të ofruar kontributin e duhur si ligjvënës, kemi çuar jo pak individ që janë llumin e llumit të shoqërisë.

Pra vota, në thelb, nuk është thjesht një monedhë, ajo nuk është mall, apo të ketë dhe aq më keq ta kthejmë me cilësinë e një malli. Vota është një besë., një premtim, një garanci, një shpresë që qytetari i jep vetes dhe vendit të tij se nuk do të zgjedhë jo më të keqen, por as më të keqen më të vogël. Nëpërmjet votës në kërkojmë, realizojmë dhe arrijmë të mundësojmë më të mirën e përbashkët, më të mirën për vete, shoqërinë, vendin dhe kombin.

Këtë e realizon voto jote, pasi ajo sjell individin, partin dhe formacionin politik më të mirë në tempullin e ligjvënësit në organin më të lartë të një Shteti.
Partia, partitë dhe forcat politike nuk janë qëllim në vetvete. Ato janë aktor dhe faktor, janë mjete, mekanizma kalimtarë në shërbim të një ideali më të lartë si: shtetit i së drejtës, barazisë përpara ligjit, zhvillimit të qëndrueshëm, dhe dinjitetit kombëtar.

Kjo nuk është thjesht obligim dhe horizont i tyre, por edhe i votuesit dhe kur humbasim këtë horizont, zgjedhjet kthehen në rituale, procese të kota, ku realizojmë një proces thjesht se e do koha dhe ligji, ku populli duhet dhe jep votën, por i bindur që nuk merr kurrë atë që meriton, apo të dëgjohet e drejtohet më zërin e tij.

Është koha që të rikthejmë jo thjeshtë moralin votës, por vlerën, peshën, rëndësinë, kontributin votës dhe me votën tonë ti japim vlerat, rolin dhe kontributin qe e ka detyrim deputeti dhe tempulli i ligjvënësit në Shqipëri. Le të japim dhe të shprehim, atë që ka në thelb dhe mund shpreh nëpërmjet votës dhe në votë. Është momenti jo për të besuar dhe për tu shprehur verbërisht, si i pa papërgjegjshëm, duke e zhvleftësuar votën nga çdo këndvështrim e rol i saj, por për të vendosur me ndërgjegje, bindje.

Vota në realitet është akt lirie. Koncepti i votës, apo të votuarit nuk duhet perceptuar dhe kuptuar më idenë e një procesi thjeshtë të votosh, absolutisht nuk do të thotë të pajtohesh me gjithçka, as të duartrokasësh gjithmonë. Koncepti i votës, apo të votuarit do të thotë të; votosh, detyrimi të marrësh pjesë, të votosh do të thotë të tregosh se je aty, se nuk je dorëzuar, se nuk je indiferent, se nuk je mallkues i përhershëm i fatit por ndërtues i tij i së keqes më të vogël.

Vetëm përmes pjesëmarrjes në votim si votues të ndërgjegjshme, që te mundim të kërkojmë llogari, që të mbrojmë interesin publik dhe të hapim rrugën për një të ardhme më të drejtë, më të mirë për vete, familjen, shoqërinë, vendin dhe kombin. Për këtë arsye, çdo qytetar që heq dorë nga vota, me veprimet apo mos veprimet e tij në lidhje me rolin dhe peshën e votës dhe procesit të votimit heq dorë nga zëri i vet, nga e drejta dhe detyrimi si qytetar dhe njeri i lirë në një vend demokratik.

Dhe liria, në fund të fundit, nuk është luks, por është detyrë dhe detyrim përpara se të jetë thjeshtë një e drejtë.

Share This Article