Fëmija 4-vjeç rrëzohet në shkallët e kopshtit, transportohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë.

Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar urgjentisht në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.

Share This Article