Prangoset 28-vjeçari, plagosi me thikë 34-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje të rëndë në qytetin e Cërrikut. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të sulmit me thikë.

Shtetasi A. Z., 28 vjeç, banues në Cërrik, gjatë një sherri verbal ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Xh., 34 vjeç.

I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar dhe shkaktoi shqetësim te qytetarët. Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin dhe sekuestruar mjetin e krimit si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Share This Article