Drejtuesi politik i PD për Qarkun Gjirokastër Prof.Dr. Tritan Shehu nën shoqërinë e kandidatëve për deputetë Alma Kore e Bajram Hysa, ka zhvilluar një takim me shtresën e ish të përndjekurve politikë sot në pension.
Në kontakt me përfaqësues të kësaj shtrese të pavëmendshme nga qeveria Rama në 12 vitet e fundit, zoti Shehu e ka karakterizuar sjelljen e qeverisë si arrogante. Në takim me t’a janë ndarë shqetësime që prekin këtë grupmoshë në Gjirokastër sikurse pensionet tallëse, të përndjekur të harruar nga shteti, shërbim shëndetësor i paarritshëm për këtë kategori, asnjë mbështetje sociale, asnjë kusht për jetë normale.
Për zotin Shehu koha për drejtësi sociale ka ardhur dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë më pas 11 majit. PD në programin e saj ka në plan që asnjë pensionist të mos ketë pension nën 200 euro. Siguria shëndetësore me shërbime më afër njerëzve është primare për qeverinë e pas 11 majit-ka thënë Shehu. Ndërkaq që një pikë me të cilën është mbështetur dhe që ka treguar interes nga pjesmarrësit, ka qenë dhe mbulimi i kësaj shtrese me medikamente sipas standartit europian dhe italian. Zoti Shehu ka renditur etapat se si do të operohet konkretisht me medikamentet të cilat do të jenë të çertifikuara dhe jo të prodhuara jashtë hapësirës së BE.



