FOTO/ Zjarr në 1 garazh, përfshihen nga flakët disa makina

Jugulajm.net
1 Min Read

Një zjarr ka rënë pasditen e së mërkurës në garazhin e një pallati të ndodhur në zonën qendrore të Vlorës, pranë ish-fabrikës së Orizit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, flakët kanë përfshirë disa automjete të parkuara brenda garazhit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me urgjencë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pjesë të tjera të ndërtesës.

Aktualisht nuk ka informacion për të lënduar apo për shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article