Procedohet 44-vjeçari, ushtroi dhunë psikologjike ndaj djalit të tij

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. V., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article