Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka folur për patronazhistët, teksa u shpreh se njerëzit i nënvlerësojnë shumë.
Kreu i qeverisë kërcenoi se me patronazishtët nuk duhet të kruheni pasi janë hakmarrës të mëdhenj.
Rama theksoi se ata janë inatçinj, duke shtuar “jo si unë”.
“Patronazhistët e dinë më mirë se sa mua si vete kjo punë, por si njihni ju. I nënvlerësoni shumë, ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot, sepse janë edhe hakmarrës të mëdhenj. E rrisin tempin nga inati, janë inatçinj, nuk janë si unë.
Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lenë votë të bjerë në tokë, merrini seriozisht”, deklaroi Rama.




