Lamtumirë zëri i paqes!

Jugulajm.net
1 Min Read
E gjithë bota në Vatikan për funeralin e Papa Françeskut.
Sot është dita kur bota i thotë lamtumirë Papa Françeskut, zërit më të fuqishëm të paqes.
Mbi 250 mijë besimtarë nga shumë shtete të ndryshme janë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa miliona të tjerë dynden në një radhë të gjatë në rrugët e Romës.
Gjithashtu edhe dhjetëra liderë, udhëheqës shtetesh, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës, liderin ukrainas, Volodymyr Zelenski, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhjetra monarkë e shumë të tjerë.
Gjithashtu përmes TV mbi 1 miliardë njerëz do ta ndjekin atë nga çdo anë e globit. Funerali i Papa Françeskut do të jetë më i thjeshtë se ai i papëve të mëparshëm, duke ndjekur udhëzimet që ai dha vetë.
Kryepeshkopët dhe peshkopët kanë filluar të mblidhen që prej orës 08:30 në krahun e Konstandinit, një korridor ngjitur me Bazilikën e Shën Pjetrit.
Share This Article