Procedohet 37-vjeçarja nga Libohova, goditi me gurë makinën e kushëririt

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. Ç., 37 vjeçe, banuese në Libohovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me gurë, automjetin e kushëririt të saj, shtetasit E. Ç., për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article