Një minator 48-vjeçar ka gjetur vdekjen e sotme në një nga minierat e vendit tonë.
Mësohet se brenda galerisë ku po punonte minatori është shembur një masiv gurësh të cilët kanë zënë poshtë Agron Canin, banues në Krastë.
Njoftimi i policisë
Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi Agron Cani, 48 vjeç, banues në Krastë.




