Gjykata dënon me burg gjyshen e ‘Tik Tokut’ dhe djalin e saj, ja sa vite…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ngjarja e bujshme,që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare,ka marrë fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta.

Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.

Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.

Share This Article